Nafta mund të bie nën 30 dollarë, Rusia pëson humbje 100 miliardë $
Moskë, 17 dhjetor - Rënia e çmimeve të naftës së papërpunuar në nivelin më të ulët të 7 viteve të fundit ka ngjallur shqetësim te shtetet prodhuese të mëdha, ekonomitë e të cilave varen kryesisht nga të ardhurat e naftës.
Sipas një artikulli të gazetës turke Yeni Şafak, kostoja e prodhimit për një fuçi naftë të papërpunuar në Rusi është 40-50 dollarë.
Humbjet e ekonomisë ruse kanë arritur që tani në 100 miliardë dollarë, teksa Rusia e kishte hartuar buxhetin e vitit 2016 sipas çmimit 50 dollarë për fuçi.
Ekspertët po flasin për një rënie të mundshme të çmimeve të naftës nën 30 dollarë për fuçi.
Nga ana tjetër, kjo rënie e madhe e çmimeve të naftës ka rezultuar në të mirë të Turqisë, fatura energjetike e të cilës parashikohet të lehtësohet me 21 miliardë dollarë.