Nafta, Kuba hap dyert për kompanitë amerikane
Hawai, 30 maj - Erës së ndryshimeve politiko-ekonomike në Kubë u bashkohet edhe vendimi më i fundit i Havanës për të lejuar kompanitë amerikane naftënxjerrëse të shfrytëzojnë puset e naftës në ujërat e saj territoriale.
Lajmi njoftohet nga gazeta Trabajadores, organ i sindikatës së punonjësve të naftës në vendin komunist.
Kuba ka shprehur gjithmonë dëshirën dhe mirëseardhjen e saj për kompanitë naftënxjerrëse të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht agresionit ekonomik të qeverisë së Uashingtonit, shkruan Trabajadores.
Kompanitë amerikane ftohen të gërmojnë për naftë në ujërat kubane ku mendohet se ndodhen rreth 20 mijë milion fuçi.