Nafta kalon kuotën e 104 dollarëve

New York, 18 korrik - Çmimi i naftës që nga koha e zbatimit të sanksioneve perëndimore kundër Iranit është shtuar me më shumë se 14 dollarë.
Nafta e tipit brent nga frika e uljes së rezervave të naftës në Amerikë për shkak të sanksionimit të naftës iraniane është shtuar me 2 dollarë dhe është shitur me 104.67 dollarë.
Kjo është dita e katërt radhazi që në bursat ndërkombëtare regjistrohet rritje e çmimit të naftës.
Sipas një njoftimi të departamentit amerikan të energjisë thuhet se rezervat e naftës se SHBA janë ulur me 750 mijë fuçi.