Nafta e Londrës shitet më shtrenjtë se sa nafta amerikane

Londër, 5 tetor - Pavarësisht tensioneve politike nëpër vende të ndryshme çmimet e arit të zi nuk janë rritur nëpër bursat ndërkombëtare.
Edhe të premten nafta e pa përpunuar e Londrës është shitur me çmim më të shtrenjtë se sa nafta e pa përpunuara amerikane.
Nafta bruto Brent e Londrës për nëntorin ra 62 cent në 111.96 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për nëntorin ra 32 cent në 91.39 dollarë për fuçi.
Kjo është java e tretë në radhë që dy bençmarkët kryesorë të naftës mbyllen në vlerë negative.