Nafta e Londrës mbi 108 dollarë për fuçi
Londër, 18 dhjetor - Kontratat e naftës u rritën të martën pas përmirësimit të humorit të tregjeve të bazuar në progresin e negociatave për greminën fiskale në Shtetet e Bashkuara.
Nafta e papërpunuar e Londrës ka prij me çmim edhe sot kundrejt asaj amerikane.
Paralelisht këto negociata përmirësojnë parashikimin për konsumin e naftës bruto në konsumatorin e parë të energjisë në botë duke hequr kërcënimin e recesionit.
Ndërkohë bençmarku amerikan i naftës bruto po gjen mbështetje të fortë pas konfirmimit të lajmit se do të zbatohen projektet e zgjerimit të kapacitetit të tubacioneve të naftës në shtetet e bashkuara.
Nafta bruto Brent e Londrës për shkurtin u rrit 76 cent në 108.40 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për janarin u rrit 64 cent në 87.84 dollarë për fuçi.