30 Dhjetor 2024

Nafta e Londrës arrin në 116.62 dollarë për fuçi

Londër, 4 shkurt - Kontratat e naftës kanë korrektuar vlerat të hënën duke dorëzuar një pjesë shumë të vogël të fitimit të javës së kaluar dhe të muajit janar.

Por pavarësisht korrektimit, çmimi i naftës vijon të jetë në pikën më të lartë katër mujore i mbështetur në besimin e investitorëve për një normë të kënaqshme në ritmit e zgjerimit të konsumit të naftës bruto.

Për momentin nafta bruto Brent e Londrës për marsin ra 14 cent në 116.62 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për marsin ra 18 cent në 97.59 dollarë për fuçi.

Të premten nafta Brent mbylli javën e tretë me radhë me fitime, ndërsa nafta amerikane mbylli javën e tetë më radhë me fitime duke regjistruar dhe periudhën më të gjatë që nga korrik-gushti i vitit 2004. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)