Nafta bie nën 60 dollarë
New York , 17 dhjetor - Çmimet e naftës vijuan rënien dhe një fuçi naftë Brent u shit nën nivelin e 60 dollarëve, për herë të parë që prej më shumë se pesë vitesh, ndërkohë që janë rritur dyshimet për një dobësim të ekonomisë botërore dhe kërkesës për arin e zi.
Rreth orës 08:00 GMT, një fuçi naftë Brent nga Deti i Veriut për livrim në muajin janar u shit me 59,85 dollarë në Intercontinental Exchange (ICE) në Londër, një rënie me 1,21 dollarë në raport me ditën e djeshme.
Një fuçi naftë light sweet crude (WTI), për livrim në muajin janar u shit në të njëjtën kohë me 55,02 dollarë në New York Mercantile Exchange (Nymex), një rënie me 0,89 dollarë në raport me ditpn e djeshme.
Që prej mesit të muajit qershor, referenca evropiane për naftën është ulur më shumë se 30 për qind si pasojë e një sërë faktorësh, rritjes së furnizimeve, kërkesës së ulët dhe forcimit të dollarit.