Nafta bie nën 50 dollarë për fuçi
New Yorku, 7 janar - Në bursën e New Yorkut nafta ka shënuar një rekord të di duke rënë nën 50 dollarë për fuçi, duke thyer kështu rekordin gjashtëvjeçar.
Pas gjashtë muajsh rënieje, çmimi i naftës arriti të hënën rekordin e pathyer që prej gjashtë vitesh me nën 50 dollarë për fuçi në bursën e New Yorkut, me paqartësitë lidhur me ofertën dhe kërkesën.
Çmimi i fuçisë së referencës (WTI) për shpërndarje në muajin shkurt arriti në 49,95 dollarë për fuçi në orën 16:30 GMT, nivel i paparë që nga 1 maji i vitit 2009, kur çmimi arriti në 48,01 dollarë.
Tani që tregu u rikthye pas periudhës së festave, investitorët kanë parasysh shumë elementë, përfshirë angazhimin e OPEC-ut për të mbajtur prodhimin në nivele shumë të larta, deklaroi Bart Melek, shef në Commodiety Strategy TD Services.
Shohim gjithashtu edhe një prodhim të shtuar në Rusi, theksoi Melek.