22 Dhjetor 2024

Nafta bie në tregjet globale, po në Kosovë shënon rritje

Prishtinë, 21 korrik - Vendet anëtare të OPEC ranë dakord që të rrisin sasinë e prodhimit të naftës në mënyrë që të ulet çmimi i saj në tregjet globale, si një mjet për të ndihmuar ekonomitë në përpjekjet për t’u rimëkëmbur pas krizës së pandemisë.

Njoftimi i organizatës që mbledh në gjirin e saj prodhueset më të mëdha të naftës në botë u reflektua menjëherë në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi ra në 70 dollarë ditën e martë.

Çmimi i naftës së papërpunuar në SHBA ra gati 8 për qind dhe u mbyll në rreth 66 dollarë për fuçi të hënën, duke shënuar rënien më të madhe njëditore që nga shtatori i vitit 2020. Edhe nafta e papërpunuar Brend ra me 7 për qind duke zbritur në 69 dollarë për fuçi.

OPEC ra dakord të rrisë me 400 mijë fuçi prodhimin ditor duke filluar prej muajit gusht. Marrëveshja u kundërshtua fillimisht nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që pas bisedimeve u tërhoqën nga ky qëndrim.

Me heqjen e kufizimeve dhe rinisjen e aktiviteteve në pranverë, çmimi i naftës filloi të rritej gradualisht.  

Çuditërisht, luhatjet e bursave ndërkombëtare nuk ndjehen në tregun e Kosovës ku litri i naftës shkoi deri në çmimin rekord prej 1 euro e 15 cent.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)