Nafta bie në 95.79 dollarë për fuçi
New York, 25 janar - Kontratat e naftës kanë korrektuar vlerën të premten, megjithatë ajo konsiderohet e qëndrueshme dhe me mbështetje të fortë.
Statistikat ekonomike të manifakturës në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara mbështesin besimin e investitorëve për një normë të kënaqshme të rritjes së konsumit në dy ekonomitë më të mëdha të botës.
Nafta bruto Brent e Londrës për marsin ra 24 cent në 113.04 dollarë për fuçi dhe po mbyll javën e dytë në radhë me fitime.
Nafta bruto amerikane për marsin ra 16 cent në 95.79 dollarë për fuçi.
Kjo kontratë po regjistron dhe periudhën më të gjatë të rritjes që nga viti 2009.
Në mbështetje të kontratave ka qenë edhe raporti mbi stokun e benzinës në Shtetet e Bashkuara që regjistroi rënie të papritur përmbi parashikimet e lojtarëve të tregut.