Nafta bie në 47 dollarë
New York, 8 janar - Çmimi i naftës në tregjet botërore pas rënies së ndjeshme të ditëve të kaluara ra për dy dollarë.
Sipas ekspertëve, gjendja aktuale në tregjet e naftës nënkupton se në ditët dhe javët e ardhshme do të vazhdojë të bie çmimi i naftës.
Sot një fuçi naftë u shit me 47 dollarë, që është çmimi më i ulët në gjashtë vitet e fundit.
Rënia e çmimit të naftës është si rezultat i shtimit të ofertës dhe i dobësimit të kërkesës, sidomos në Evropë, Kinë dhe Japoni, për shkak të krizës ekonomike dhe financiare.