Nafta arriti 105 dollarë për një fuçi
New York, 24 mars - Nafta arriti çmimin prej 105 dollarë për një fuçi për shkak t ndoshive në Lindjen e Afërt.
Bursat janë në pasiguri meqë ka mundësi të ketë çrregullime në furnizimin me naftë.
Nafta e lehtë për dërgesë në muajin maj është rritur për katër centë dhe kushton 105.01 dollarë për një fuçi.
Në tregtimin e djeshëm kjo naftë u rrit për 1.88 dhe mbylli tregtimin me çmim prej 104.97 dollarë për një fuçi.
Nafta u rrit për 24 për qind nga mesi i shkurtit kur protestat masive filluan në Lindjen e Afërt dhe Afrikën veriore.