Nafta arrin çmimin e 110 dollarëve
New York, 7 gusht - Në bursat ndërkombëtare shqetësimet për uljen e prodhimit në detin e veriut dhe Amerikës si dhe frika nga ndikimi i sanksioneve të naftës kundër Iranit, ka bërë të mundur që çmimi i çdo fuçi nafte të arrijë kuotën e 109.59 dollarëve.
Analistë të shumtë shprehen se sa më shumë kalon koha aq më shumë ndikojnë sanksionet e naftës kundër Iranit në çmimin botëror të arit të zi.
Që nga koha e zbatimit të këtyre sanksioneve, nafta është shtuar me 21 dollarë për fuçi.
Ditët e fundit nafta është rritur me 5 cent dhe është shitur me 109.59 dollarë thuhet në një njoftim të Bloomberg.