Nafta afër 109 dollarë për një fuçi
New York, 19 prill - Çmimi i naftës sot shënoi rënie prej 109 dollarë amerikanë për një fuçi, me çka u forcuan druajtjet se karburanti i shtrenjtë do ta ulë kërkesën.
Nafta e lehtë për dërgesë në muajin maj humbi 58 centë dhe sot kushton 109.08 dollarë për një fuçi, thekson AP.
Analistët presin se shtrenjtimi i karburantit do ta ulë kërkesën dhe do të shkaktojë rënie të çmimit të naftës i cili sot është për 29 për qind më i shtrenjtë se sa nga mesi i shkurtit.
Nafta në vitin 2008 arriti rekord 147 dollarë amerikanë për një fuçi, para se bota të hyjë në recesion.