Nafta 102 dollarë për fuçi
New York, 19 shkurt - Nafta Brent ka arritur vlerën 102 dollarë për fuçi, duke sinjalizuar konsolidim të çmimit pas rritjes në pikën më të lartë 2.5 vjeçare sesionin e kaluar.
Por presioni rritës vijon të jetë konstant ri pasojë e revoltave popullore në lindjen e mesme.
Edhe nafta bruto amerikane ka pësuar rënie, por u mbajt përmbi 86 dollarë për fuçi pasi u rrit më shumë se 1 dollar në sesionin e kaluar.
Analistët thonë se në terma afatshkurtër këto tensione do mbështesin vlerën e bençmarkut europian të naftës.
Nafta bruto Brent për prillin pësoi rënie 4 cent në 102.55 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për marsin ra 18 cent në 86.18 dollarë për fuçi.