24 Dhjetor 2024

Mungesa e shkathtësive të punëtoreve do të rritet pas liberalizimit te vizave

Prishtinë, 21 shtator - Për të diskutuar mbi hapat që mund të ndërmerren për të përmirësuar situatën në tregun e punës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon sot tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”.

Fuqia punëtore sipas OEAK është padyshim një faktor kyç për zhvillimin e sektorit privat në vend dhe aftësinë e këtij sektori për të qenë konkurrues me vendet e rajonit.

OEAK konsideron se tregu i punës meriton të ketë një vëmendje të theksuar në diskursin publik gjatë viteve në vijim, dhe sektori privat duhet të ofrojë kontributin për krijimin e një tregu të punës që do t’i shërbejë industrisë vendore.

Përderisa mungesa e shkathtësive të fuqisë punëtore është një shqetësim i theksuar për sektor privat, gjendja sipas OEAK pritet të vështirësohet edhe më tej pas përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)