08 Janar 2025

MTI vendos monopol me një laborator

Prishtinë, 8 shtator - Përfaqësues të Shoqatës së Naftëtarëve, OJQ-ve dhe ambientalistët kosovarë kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovë që e mori javën e shkuar, me të cilin i lejohen MTI-së 100 mijë euro për blerjen e një laboratori mobil (lëvizës), që do ta kontrollonte cilësinë e derivateve të naftës që futet në Kosovë.

Ata njëzëri thonë se blerja e laboratorit lëvizës do të ndikojë dukshëm në efikasitetin e luftës kundër futjes së derivateve jocilësore në vend.

Por, shqetësimet e shprehura kanë të bëjnë me monopolin që mund të krijohet duke lejuar një laborator të tillë.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha se vendimi për të blerë një laborator mobil, që është një pajisje analizuese për cilësinë e derivateve të naftës për inspektoratin e tregut, është një vendim i qëlluar i kryeministrit. Berjani ka sqaruar se aktualisht në Kosovë nuk kontrollohet as një për qind e derivateve që importohet 

Ai ka vërejtje në drejtuesit e tashëm të MTI-së.“Ne si shoqatë nuk jemi të kënaqur me punën e deritashme të MTI-së, sepse as deri më tash madje 1 për qind nuk kontrollohet cilësia e derivateve që importohen”, tha Berjani.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)