MTI vazhdon me përmirësimin e klimës së biznesit në Kosovë
Prishtinë, 21 korrik - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në vazhdën e aktiviteteve për përmirësimin e klimën së të bërit biznes në Kosovë e ka nxjerr Udhëzimin Administrativ për përcaktimin e taksave për shërbimet e ofruara nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve.
Sipas MTI-së janë ndërmarrë lehtësira të theksuara në zvogëlimin dhe eliminimin e shumicës së taksave dhe pagesave për shërbimet e ofruara nga ky institucion shtetëror.
MTI-ja i ka njoftuar se të gjitha subjektet dhe personat afaristë për ndryshimet e reflektuara me këtë Udhëzim Administrativ. Ndryshimet e taksave për Shoqëritë Aksionare, Shoqëritë me Përgjegjësi te Kufizuar, Shoqëritë Kompanitë, Shoqëritë e Huaja Tregtare dhe Kooperativat Bujqësore:
Ndryshimet në Statut ose Memorandum (Harmonizim) nga 20.00 në 10.00 euro, Kërkesë për Shuarje të biznesit nga 10.00 euro në 0.00 euro, Regjistrimi i mëvonshëm i Njësisë punuese nga 20.00 euro në 10.00 euro, Regjistrimi dhe rezervimi i emrit të biznesit nga 10.00 euro në 0.00 euro, Regjistrimi ose Ripërtëritja e emrit tregtar nga 10.00 në 0.00 euro, Bartja e Emrit Tregtar nga 10.00 në 0.00 euro,
Ndryshimet në Bordin e Drejtoreve nga 20.00 në 0.00 euro, Ndryshimet në Zyrën e Regjistruar nga 20.00 në 0.00 euro, Vërtetimi i kopjes si kopje autentike për faqe nga 2.00 në 1.00 euro dhe Dorëzimi i informatave detale për bizneset për faqe nga 0.50 në 0.30 euro, është thënë në njoftimin e MTI-së.
MTI-ja, ka njoftuar se i ka bërë edhe ndryshimet e taksave për Bizneset Individuale dhe Ortakëritë e Përgjithshme. Kërkesa për Shuarje nga 5.00 në 0.00 euro, ndryshimet dhe Plotësimet në të dhënat e regjistrimit nga 5.00 në 0.00 euro, Vërtetimi i kopjes si kopje autentike për faqe nga 2.00 në 1.00 euro dhe dorëzimi i informatave detale për biznesin për faqe nga 0.50 në 0.30 euro.
MTI-ja ka marrë këtë vendim me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit në Kosovë dhe lehtësimin e regjistrimit, ndryshimeve statusore dhe shuarjes së aktiviteteve të subjekteve afariste në Kosovë, është bërë me dije në njoftimin e MTI-së.