27 Dhjetor 2024

MTI shënon Ditën Botërore të Metrologjisë

Prishtinë, 28 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sot do të festojë "Ditën Botërore të Metrologjisë".

Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Lëvizja e lirë e mallrave në Kosovë", qëllimi i të cilit mes tjerash është që të mbështesë metrologjinë në Kosovë.

Dita Botërore e Metrologjisë është një mundësi për të promovuar rolin e Metrologjisë në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Dita Botërore e Metrologjisë është një festë vjetore e nënshkrimit të Konventës së Metrit më 20 maj 1875 nga përfaqësuesit e shtatëmbëdhjetë kombeve.

Kjo Konventë vendos kornizën për bashkëpunim botëror në shkencën e matjes dhe në aplikimet e saj industriale, tregtare dhe shoqërore.

Qëllimi fillestar i Konventës së Metrit - uniformiteti në mbarë botën e matjes - mbetet edhe sot po aq i rëndësishëm sa që ishte në vitin 1875.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)