07 Janar 2025

MTI prezanton Regjistrin Qendror të Lejeve dhe Licencave

Prishtinë, 10 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit sot bën prezantimin e Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave.

Regjistri online pubikohet në kuadër të zbatimit të Strategjisë për Rregullim më të Mirë si dhe Ligjit për Leje dhe Licenca.

Ai jep informacione mbi të gjitha tipet e dokumenteve lejuese (leje, licenca, certifikata, autorizime etj.,) që institucionet qendrore lëshojnë ndaj bizneseve për të mundësuar operimin e tyre në të gjitha fushat e ekonomisë.

Regjistri përmban informacione mbi rreth 480 dokumente lejuese të lëshuara nga 24 institucione qendrore në 21 fusha të aktivitetit ekonomik.

Realizimi i një procesi transparent të lejeve dhe licencave nga Qeveria e Kosovës, duke mbajtur on-line në formë elektronike dhe të hapur për publikun Regjistrin Qendror të Lejeve dhe Licencave, është hapi i parë drejt krijimit të një sistemi rregullator efektiv të përkrahjes së operimit të bizneseve.

Bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe autoriteteve licencuese është mënyra më e mirë dhe më efikase për përmirësimin e këtij sistemi. Prandaj, në vazhdën e kësaj, është i mirëseardhur bashkëpunimi i vazhdueshëm i bizneseve dhe hisedarëve me qëllim të funksionalizimit të plotë të këtij procesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendimin nr. 03/189, datë 23.05.2014, ka aprovuar Strategjinë për Rregullim më të mirë 2014–2020. Kjo Strategji udhëhiqet nga tri qëllime kryesore strategjike, si në vijim:

1) Sistemi rregullativ lehtësues–që ka për qëllim zbatimin e një procesi efektiv të Vlerësimit të Ndikimit Regullativ si dhe rishikimit të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës;

2) Zbatimi i mirë - që ka për qëllim zbatimin më të mirë dhe më efektiv të legjislacionit, dhe

3) Komunikimi efektiv - që ka për qëllim realizimin e konsultimeve publike ndërmjet zyrtarëve të institucioneve publike dhe hisedarëve, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile me qëllim të zbatimit të një sistemi efektiv të politikave dhe legjislacionit.

Ligji nr. 04/L-202 për Sistemin e Lejeve dhe Licencave, ka hyrë në fuqi në muajin dhjetor të vitit 2013.

Ky ligj ka për qëllim të vendosë parimet dhe rregullat për përmirësimin e mjedisit të biznesit, nëpërmjet reduktimit të barrierave administrative, në kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, që është e domosdoshme për të mbrojtur shëndetin publik, sigurinë publike, mjedisin dhe përdorimin e resurseve natyrore në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të këtij ligji, ndër të tjera parashihet edhe themelimi i Regjistrit Qendror të llojeve të Lejeve dhe Licencave.

Publikimi i Regjistrit të Lejeve dhe Licencave është mbështetur nga Projekti për Klimën e Investimeve i Grupit të Bankës Botërore me financim të Qeverisë zvicerane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)