24 Dhjetor 2024

MTI pret investime dhe reflektim politik nga Spanja

Prishtinë, 7 nëntor - Bizneset spanjollje të prirë nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini janë takuar edhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shal, ku kanë diskutuar lidhur me mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si në aspektin ekonomik edhe në atë politik, kur dihet se Spanja akoma nuk e ka njohur Kosovën.

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, informoi investitorët spanjoll lidhur me legjislacionin, mundësit, potencialet e çështjet tjera që kanë të bëjnë me investitorët.

Ministri kërkoi nga bizneset spanjolle që pas kësaj vizite në Kosovë, kur të kthehen në vendin e tyre të ndikojnë tek institucionet  që të nisin e forcojnë bashkëpunimin me Kosovën, sepse kjo është në interes të dy vendeve.

Ne presim investime dhe reflektim politik nga Spanja, tha ministri i Tregtisë e Industrisë.

Agim Shahini, kryetari i AKB-së, e njoftoi ministrin lidhur me vizitën e parë të bizneseve spanjolle me ftesë të AKB-së  ku janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriqimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfimerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.

Bizneset spanjolle treguan se janë të gatshëm të investojnë e lidhin marrëveshje bashkëpunimi me biznesevet vendëse për eksporte e importe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)