MTI përkrah projektin për ruajtën e kompanive nga procesi e falimentimit
Prishtinë, 8 mars - Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, priti sot në takim Suzana Dautaj, koordinatore e projektit “Zgjidhja e borxhit dhe dalja nga biznesi”, të implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (International Finance Corporation) - IFC dhe financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim (SCO).
Temë diskutimi ishte prezantimi i objektivave të këtij projekti dhe identifikimin e aktiviteteve për të ardhmen dhe më pastaj nënshkrimi i marrëveshjes të të dyja palëve në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si kryesues i këtij procesi dhe IFC si implementues dhe këshillues.
Znj. Dautaj tha se qëllimi i këtij projekti është ruajta e kompanive nga procesi e falimentimit apo bankrotimit.
Më tej, zv/ministri Thaçi tha se ne jemi të gatshme që t’i japim frymë këtij procesi dhe u zotua se ky projekt do të jetë i zbatueshëm dhe do të gjejë përkrahje edhe nga pjesa që i takon MTI-së, pasi që kjo ministri tani më ka hartuar edhe platinin legjislativ që përkon me projektin në fjalë.
“Ky projekt ka përmasa kombëtare pasi që konsiderojmë se sot është patriotizëm të sfidohesh profesionalisht në ruajtjen, ndërtimin dhe zhvillimin e potencialeve ekonomike që posedon ky vend”, tha Thaçi.