MTI organizon Forum për Investime dhe Tregti në Londër
Prishtinë, 19 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, me 3 nëntor në Londër të Britanisë së Madhe organizon Forumin BM/SHBA - Kosovë për Investime dhe Tregti.
Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë përfaqësues të lartë qeveritarë, të udhëhequr nga kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, të cilët gjatë forumit do ti prezantojnë mundësitë e shumta për investime që i ofron Kosova për investitorët britanikë, amerikanë dhe për investitorët e shteteve të tjera.
Forumi do të përqendrohet në sektorët ekonomikë të infrastrukturës, energjisë, shërbimeve financiare dhe teknologjisë informative.
Njëkohësisht në kuadër të Forumit do të organizohen takime G2B në mes të përfaqësuesve të Qëverisë së Republikës së Kosovës dhe kompanive të interesuara si dhe takime B2B në mes të kompanive kosovare dhe atyre britanike dhe amerikane.