10 Janar 2025

MTI nis aksion për mbylljen e pikave shitëse të naftës me pakicë

Prishtinë, 10 shkurt - Sot Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka filluar aksionin për mbylljen e pikave shitëse me pakicë të karburanteve të lëngta të naftës të cilat ushtrojnë veprimtarinë afariste pa licencë valide.

Vjollca Dibra, këshilltare politike  për media ne MTI ka bërë të ditur se aksioni ka filluar në regjionin e Prishtinës dhe do te vazhdojë në gjithë vendin.

\"Ushtrimi i veprimtarisë afariste në sektorin e naftës pa licencë valide paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit Nr.2004/5 Për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë, prandaj një veprim i tillë do të ndalohet nga inspektorati i tregut\", ka theksuar Dibra.

Ndaj atyre operatorëve ekonomikë sipas saj do të ndërmerren masa konform dispozitave dhe ligjeve në fuqi.

Qëllimi i këtij aksioni është zbatimi i ligjeve në fuqi, parandalimi i ekonomisë jo formale, eliminimi i konkurrencës jo të drejtë tregtare.

\"Me këtë rast inkurajojmë të gjithë operatorët ekonomik të cilët merren me këtë veprimtari që të pajisen me licencë valide, të cilat lëshohen nga organet kompetente të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në të kundërtën Inspektorati i Tregut do të vazhdoj me aksionin në tërë territorin e Republikës së Kosovës\", thekson Dibra.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)