MTI nënshkruan marrëveshje me"Alket Islami Group
Prishtinë, 26 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nënshkroi sot marrëveshjen me kompaninë nga Shqipëria Alket Islami Group për realizimin e projektit Kosova nga Ajri.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje parashihet që kompania ,,Alket Islami Group, në bazë të autorizimit të dhënë nga MTI-ja, ta realizojë albumin fotografik Kosova nga Ajri, ku është paraparë që të bëhet incizimi dhe fotografimi i atraksioneve turistike, evenimenteve turistike të Republikës së Kosovës nga ajri.
Në marrëveshje parashihet koha e realizimit të projektit, që do të zgjasë 24 muaj nga dita e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Një projekt të tillë, kjo kompani e ka kryer në Shqipëri, duke përfunduar dy botimet e para, - projekti i quajtur Albania from Air 1 dhe 2.