27 Dhjetor 2024

MTI në avancim të Politikave Tregtare

Prishtinë, 20 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajti sot takimin e tretë të Grupit Punues për Politika Tregtare, ku u prezantuan aktivitetet e ndërmarra deri më tani për avancimin e politikave tregtare në Kosovë.

Ky takim dhe takimet tjera, në kuadër të këtij grupi, kanë për qëllim ofrimin e mundësive për të gjithë në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve, që ndikojnë në zhvillimin e politikave tregtare, si dhe në identifikimin e mënyrave për të përmirësuar kornizën ligjore në dobi të ekonomisë së tregut dhe interesit të bizneseve.

Në fjalën e saj hapëse, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila theksoi se ne e kuptojmë që shumë prej problemeve me të cilat ballafaqohemi nuk janë të lehta. Këto probleme janë sfida për institucionet për vite me radhë.

\"Lajm i mirë është se ne po bëjmë progres në këtë drejtim dhe se Grupi Punues për Politika Tregtare ka dhënë rezultatet e para. Si rezultat i dialogut në mes të komunitetit të biznesit dhe institucioneve përgjegjëse për tregti, përmes këtij grupi punues janë zgjidhur një numër i problemeve të ngritura nga bizneset, por edhe janë marrë parasysh komentet që janë dhënë gjatë draftimit të ligjeve që rregullojnë tregtinë\", ka theksuar Kusari - Lila.

Kohë më parë patëm rastin e dëmtimit të tregut nga importi i mishit të pulës, që pas analizave të bëra është vërejtur se ka pasur damping, më pas patëm rastin e importit të çimentos që ndikoi në deformimin e tregut, kur morëm vendim për masat e përkohshme të mbrojtjes.

Më tej ministrja Kusari-Lila ka shtuar se është shumë e rëndësishme për të dy anët, institucionet dhe komunitetin e biznesit, që dialogu, informacionet dhe rekomandimet të rrjedhin në të dy drejtimet, e jo vetëm prej biznesit te institucionet. MTI dhe politikat e saj tregtare dhe industriale janë duke ndryshuar si rezultat i dialogut të vazhdueshëm  në mes institucioneve dhe komunitetit të biznesit.

Ndërsa, udhëheqësi i njësisë për Kosovën në Këshillin Evropian, Lorenc Meridik, theksoi se Bashkimi Evropian  beson dhe e respekton në punën e Kosovës ashtu siç beson edhe në institucionet vendimmarrëse të Kosovës në konsensusin në drejtim të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. “Kështu që sa më shpejt që të punoni në këtë drejtim aq më shpejt do të jeni në BE”, shtoi Meridik.

Po ashtu, edhe përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme për Tregti në KE, Alfio Anzalone,  bëri një prezantim rreth aspekteve tregtare të ndërlidhura në Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim (MSA).

Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve qeveritare, të komunitetit të biznesit, të donatorëve dhe të shoqërisë civile.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)