22 Dhjetor 2024

MTI memorandum me komunat për hapjen e Qendrave të Biznesit

Prishtinë, 28 shtator - Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe përfaqësuesit e 14 komunave të Kosovës sot nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për hapjen e  Qendrave Komunale të Biznesit (të quajtura \"One Stop Shop\").

Në fjalën e tij, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku tha se këto qendra po themelohen me qëllim të mbështetjes së zhvillimit të sektorit privat përmes përmirësimit të ambientit te biznesit duke krijuar qasje më të mirë në procedurat e ndryshme administrative, si dhe duke siguruar më shume mbështetje dhe këshilla për bizneset e të gjitha kategorive. Në veçanti nga ky projekt përfitojnë bizneset e vogla te cilat kanë resurse të kufizuara dhe shpesh nuk kanë njohuri mbi obligimet e ndryshme ligjore.

\"Themelimin e qendrave komunale të biznesit e shohim jo vetëm si zyrë për regjistrimin e biznesit, por si qendër për ofrimin e një pakoje të madhe shërbimesh përfshirë sigurimin e lejeve të ndryshme në komunë e deri te konsulenca e drejtpërdrejtë për investime në fusha të ndryshme në komunën përkatëse.\", theksoi Zharku.

Ky projekt është pjesë e dytë e programit që ka filluar Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve, që vepron në kuadër të MTI-së, e që ka ndikim domethënës në përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë.

Në fazën e parë të programit janë përzgjedhur tetë komuna për hapjen e Qendrave Komunale të Biznesit, ndërkaq në fazën e dytë janë përzgjedhur 14 komuna: Gllogocit, Kaçanikut, Kamenicës, Klinës, Malishevës, Rahovecit, Pejës, Prizrenit, Skenderajt, Ferizajt, Vitisë, Vushtrrisë, Deçanit dhe  e  Novo Bërdës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)