MTI lansoi projektin Zhvillimi i politikave të inovacionit
Prishtinë, 2 mars - Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që vepron në kuadër të Mistrisë së Tregtisë dhe industrisë (MTI), sot organizoi ceremoninë e lansimit të projektit të përzgjedhur me temë: Zhvillimi i politikave të inovacionit.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, të mekanizmave ndërkombëtarë, të komunitetit të biznesit, të donatorëve, si dhe përfaqësues të sindikatave.
Me këtë rast, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, fillimisht e përshëndeti lansimin e këtij projekti dhe tha Pas një pune të palodhshme për tre muaj më radhë, me qëllim të përmirësimit të konkurrencës në Ballkanin Perëndimor, janë 24 pilot-projekte të prezantuara me Iniciativën e Ballkanit Perëndimor për Konkurrencën Rajonale.
Lasimi i projektit më të mirë, zhvillimi i politikave të inovacionit, nuk ka dyshim se kemi të bëjmë më një aktivitet të rëndësishëm me qëllim të përmirësimit të pozitave në pikëpamje të konkurrencës.
Projektet e shqyrtuara në tetor të vitit të kaluar u vlerësuan në bazë të ndikimit të tyre në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe në nxitjen e inovacionit te kompanitë vendore.
\"Këto dy lëmi kyçe janë të identifikuara si prioritare jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin. Prandaj është më se e vërtetë se kemi nevojë për adresimin e mangësive tek aftësitë e potencialit tonë njerëzor, po aq sa kemi nevojë për stimulimin e kapaciteteve për inovacione dhe ngritje e mundësive të bizneseve për absorbim të teknologjive të reja., theksoi zv.ministri Usatibo.
Ndërsa në fjalën e tij, zv.ministri i MZHE-së, Ramadan Hasani, potencoi se rëndësia dhe potenciali i këtij projekti e konfirmojnë padyshim edhe faktin e përzgjedhës së 24 pilot-projekteve nga drafti i iniciativave të Ballkanit Perëndimor për konkurrencë regjionale.
Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e angazhuar në garantimin e të gjitha reformave që stimulojnë në zhvillimin e sektorit privat, ku pa dyshim që fuqizimi i ndërmarrësisë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që përbëjnë rreth 99% e ndërmarrjeve në vendin tonë, është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Kosovës.
Kurse, zv.ministri i MASHT-it, Nehat Mustafa theksoi se qëllimi i këtij projekti është nxitja e zhvillimeve të reja në këtë fushë, me qëllim të rritjes ekonomike dhe zgjedhjen e problemeve shoqërore. Po ashtu ai ceku se edhe projekti i sotëm shpresojmë që do të ofrojë rrugë dhe mënyra të reja që inovacionit ti qasem në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse dhe atë të bëjmë një nga komponentët e arsimit të lartë.
Ndërkaq, Granit Berisha, kryeshef i Agjencisë për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, njëherësh edhe organizator i këtij projekti theksoi: Agjencia për Mbështetjen e NVM-ve, në kuadër të MTI, si pjesëmarrëse në Iniciativën e Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor për Konkurrencën Rajonale, se pas një pune disamuajshe bashkëpunimi me mes sektorit publiko-privat arritën një pikë pajtimi për nevojën e implementimit të këtij projektit, që për produkt ka strategjinë mbi inovacionet dhe planin aksionar të saj, potencoi kryeshefi Berisha.
Ky projekt është përzgjedhur më 27 tetor 2011, ku është bërë konsultimi i njëzetekatër pilot-projekteve konkurruese. Projekti ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë, ngritjen e aftësive konkurruese të ekonomisë kosovare, si dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike në Kosovë.