22 Dhjetor 2024

MTI lansoi data-bazën për tregtinë në shërbime

Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), me mbështetjen e qeverisë gjermane nëpërmjet GIZ Kosova, ka lansuar data-bazën për tregtinë në shërbime.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, në ceremoninë e lansimit ka thënë se sektori i shërbimeve është segmenti më i rëndësishëm që kontribuon në punësim.

“sektori i shërbimeve është segmenti më i madh i ekonomisë së Kosovës dhe forca shtytëse, që kontribuon në pjesën më të madhe, në vlerën e shtuar, në punësim dhe në tregtinë vendore, kështu që veprimtaritë e shërbimeve kanë mbuluar 74 për qind të prodhimit të brendshëm bruto  në vitin 2019  dhe ka punësuar 85 për qind të forcës së përgjithshme të punëtorëve në Kosovë."

"Gjithashtu eksporti i tregtisë në shërbime për vitin 2019 ka arritur vlerën 1.6 miliard euro.”, theksoi ministri Krasniqi.

Ai potencoi se qëllimi kryesor i kësaj baze të të dhënave është të lehtësojë qasjen për të gjitha palët e interesit në kornizën ligjore, që rregullojnë aktivitetet e shërbimeve në Kosovë, duke ndihmuar kështu në operimin e atyre që tanimë janë në treg dhe të atyre sipërmarrësve që duan të fillojnë të ofrojnë shërbime në Kosovë.

Duke e vlerësuar platformën elektronike për shërbime në tregti, ministri Krasniqi tha se kjo platformë është vetëm një hap i suksesshëm drejt themelimit të Pikës së vetme të kontaktit, në bazë të Direktivës së Shërbimeve të Komisionit Evropian dhe Ligjit të Shërbimeve.

Ricardo Serri, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë theksoi se është mirë që në këtë projekt të punohet bashkë, pasi është pjesë e partneritetit në mes tyre.

“Kemi prekur disa prej çështjeve kryesore, të cilat edhe unë do të doja t’i përsëris dhe t’i theksoj në këtë ditë të rëndësishme për ne, sepse është dita që lansohet ky projekt, pika kontaktuese për shërbime”, tha Serri duke shtuar se kjo është diçka për të cilën është mirë të punojmë në këtë projekt së bashku me partnerët tjerë.

Ndërsa, Mark Barret, udhëheqës i projektit që mbështet procesin e Integrimit në BE në kuadër të GIZ-Kosova, tha se përmes këtij projekti dëshmohet se zbatimi i MSA-së është shumë praktikë dhe rrugë e sigurt drejt integrimit në BE.

“Ne kemi zbatuar në emër të qeverisë gjermane. Edhe në këto rrethana pandeminë ja kemi dal që të përfshihemi në disa aktivitet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit. Mendoj se zhvillimi i kësaj pike tregon sesi procesi i integrimit me MSA është shumë praktik”, ka thënë Barret.

Ai ka shtuar se ka shumë diskutime dhe ajo që zbatohet nëpërmjet këtij procesi bëhet shumë reale dhe ka të bëjë me përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe se është diçka që ndihmon në rrugëtimin e Kosovës përpara. Sipas z. Barret, krijimi i kësaj pike kontaktuese është hapi i parë drejt integrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)