26 Dhjetor 2024

MTI ka përgatitur draftligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorit

Prishtinë, 15 mars -  Sot u mbajt tryeza ‘‘Roli dhe rëndësia e mbrojtjes se konsumatorit në Kosovë ”, me rastin e “Ditës ndërkombëtare të konsumatorit”, të organizuar nga  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).

Në këtë tryezë morën pjesë, përfaqësues të MTI-së, përfaqësues të institucioneve qendrore, përfaqësues të organizatave të ndryshme që ndërlidhen mbrojtjen e konsumatorit.

Në fjalën e tij, zv.ministri i MTI-së, Cynaed Ustaibo theksoi se konsumatorët janë grupi më i madh e ekonomisë së çdo vendi duke marrë parasysh që çdonjëri prej nesh është konsumator. Zbatimi i programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve është një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2010-2014.

Më tej ai shtoi: ‘’Tre nga objektivat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë zhvillimi i një tregu të sigurt dhe ngritja e kapaciteteve administrative; mbështetjen e organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe zhvillimi i sistemit për sigurim të informimit dhe këshillimit të konsumatorëve.\"

\"Po ashtu, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka përgatitur draftligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorit, i cili është bërë nën kornizat e direktivave të Bashkimit Evropian. Ligji i ri do të përfshijë: Kreditë e konsumatorëve, praktikat agresive të tregut, praktikat mashtruese dhe një varg ndryshimesh të cilat kanë ardhur si rezultat i evoluimit të tregut dhe direktivave të Bashkimit Evropian’’.

Ndërsa, Izer Arifi, udhëheqës i Divizionit për Rregullimin e Tregut në MTI, foli për rolin dhe rëndësinë e mbrojtjes së konsumatorit, që sipas tij ka një rëndësi esenciale për shëndetin dhe mbrojtjen në përgjithësi të konsumatorëve. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar ligje, rregulla dhe mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, siç janë: Ligji për mbrojtjen e konsumatorit, Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, Programi për mbrojtjen e konsumatorit;  si dhe  Zyra për Mbrojtjen e Kosumatorit.

Në kuadër \"Javës së konsumatorit\", që ka filluar prej 12 mars 2012, e cila tashmë ka filluar të bëhet tradicionale, janë zhvilluar aktivitete që kanë pasur për qëllim informimin e konsumatorëve rreth të drejtave të tyre përmes aktiviteteve dhe fushatave sensibilizuese nëpër qendra të ndryshme të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)