04 Janar 2025

MTI-ja përgatit akt nënligjor për t’ua njohur humbjet importuesve

Prishtinë, 28 janar - Importuesit e naftës, të produkteve bujqësore dhe të atyre ndërtimore vazhdojnë të paguajnë doganën edhe për produktet që humbin në vlerë dhe në peshë, shkruan sot Koha Ditore.

Importuesit e naftës në vazhdimësi kanë kërkuar njohjen e humbjeve që ata kanë në naftë gjatë importit për shkak të avullimit të saj.

Marketet e mëdha po ashtu kanë kërkuar që t’ua njohin humbjet e produkteve bujqësore, të cilat mund të dëmtohen gjatë importit.

Në Kosovë nuk njihen këto humbje nga Dogana e Kosovës, ndërsa vazhdimisht ka pasur heqje të përgjegjësisë nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë se kush është përgjegjës për hartimin e akteve të nevojshme për njohjen e humbjeve.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)