MTI informon bizneset e Ferizajt me planet e Qeverisë
Prishtinë, 28 dhjetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2017”, organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Ferizaj.
Në këtë konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Ferizajt lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e rajonit të Ferizajt të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.