20 Prill 2025

MTI informohet për zhvillimin e sektorit privat në Podujevë

Prishtinë, 9 shtator - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Podujevës, mbajtën sot konferencën informuese me bizneset e rajonit të Podujevës.

Konferenca është organizuar në kuadër të “Ditëve të Biznesit të Vogël 2016”, ku të pranishëm ishin përfaqësues të shumtë të bizneseve.

Ata u  informuan për nismat dhe shërbimet që ofrohen nga institucionet e Kosovës të cilat ndikojnë në zhvillimin e ndërmarrësisë dhe të të bërit biznes në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj i njoftoi të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme të bizneseve nga Ministria që e drejton,  me synim të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik të vendit.

Ajo i përmendi edhe rezultatet e mira të cilat janë arritur gjatë vitit 2015 dhe po ashtu punën  e vazhdueshme të MTI-së në përmirësimin e rangimit në raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes.

Ministrja sqaroi para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit se po punohet në përmirësimin e infrastrukurës së cilësisë, forcimit të kapaciteteve laboratorike dhe profesionale në kuadër të Agjencive tona, si: Agjencia e Metrologjisë, Agjencia e Standardizimit, e Akreditim Inspektorati i Tregut, Agjencia e Pronësisë Industriale.

Më tej Ministrja Bajrami  theksoi se do të vazhdohet të punohet për përmirësimin e legjislacionit dhe harmonizimit të tij me atë të Bashkimit Evropian, në krijimin e më shumë Zonave Ekonomike, zhvillimin dhe forcimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në përputhje me Aktin Evropian për Bizneset e Vogëla, përmirësimin e qasjes në financa të kompanive tona, mbështetjen e promovimit të bizneseve nëpër panaire”.

Ajo gjithashtu ritheksoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë çdo herë derë e hapur e adresimit të barrierave të bizneseve dhe njëkohësisht ftoi bizneset të jenë pjesë aktive e të gjitha aktiviteteve te institucioneve te Republikës së Kosovës për përmirësimin e të Bërit Biznes.

Ndërsa nenkryetari i Komunës së Podujevës Nexhmi Rudari,  gjatë fjalës së tij përshëndetëse foli rreth aktiviteteve të ndërmarra në komunë si dhe për bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në aspektin e krijimit të ambienti të favorshëm për zhvillimin e bizneseve.

Gjatë konferencës,  përfaqësuesit e bizneseve patën rastin që t’i shprehin shqetësimet rreth zhvillimit të aktiviteteve të tyre biznesore, kurse nga ana e përfaqësuesve institucional edhe njëherë u theksua mbështetja e vazhdueshme si dhe nismat që janë duke u ndërmarrë nga institucionet qendrore dhe lokale në përkrahjen e sektorit privat.

Pas konferencës Ministrja Bajrami vizitoi ndërmarrjet: “Laberion” dhe “S/Sprint””, ku u njoh për së afërmi me aktivitetet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)