20 Prill 2025

MTI informohet për zhvillimin e sektorit privat në Ferizaj

Prishtinë, 19 shtator - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Ferizajt në kuadër të aktiviteteve \"Ditët e Biznesit të Vogël 2016\" organizon \"Konference Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat\" në Ferizaj ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal.

Konferenca mbahet duke filluar nga ora 9:30 në Restaurant \"Orchide\", rruga “Ahmet Kaçiku” p.n Ferizaj. 

Aktivitetet në kuadër të \"Ditët e Biznesit të Vogël 2016\" kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko - privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është me se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)