MTI informohet për sfidat e sektorit privat në Lipjan
Prishtinë, 11 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Lipjanit në kuadër të aktiviteteve Ditët e Biznesit të Vogël 2016 organizon Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat në Lipjan ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal.
Aktivitetet në kuadër të Ditët e Biznesit të Vogël 2016 kanë për qëllim të zhvillojnë dialogun publiko - privat i cili, së bashku me fuqizimin e ndërmarrësisë, është më se i domosdoshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat, respektivisht zhvillimit ekonomik.