MTI heq licencat për subjektet ndërtimore
Prishtinë, 16 shtator - Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kuasri-Lila ka nënshkruar vendimin për heqjen e procedurave të licencimit për subjektet ndërtimore.
Me këtë vendim shfuqizohen: Vendimi nr. 211, i datës 27.09.2005, për procedurën e licencimit, i nxjerr nga Ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; Udhëzimi administrativ, nr. 2008/20, i datës 19.11.2008, për dhënien e lejes, departamenteve, divizioneve në kuadër të institucioneve të Kosovës për kryerjen e punëve nga lëmi i projektimit në sektorin e ndërtimtarisë; Udhëzimi administrativ, nr. 10/2010, i datës 14.05.2010, për licencimin e subjekteve ndërtimore; si dhe Udhëzimi administrativ, nr. 02/2011, i datës 01.04.2011, për ndryshimin dhe plotësimin e udhëzimit administrativ, nr. 10/2010, për licencimin e subjekteve ndërtimore.
Me heqjen e procedurës së licencimit, subjektet ndërtimore tanimë do të kenë lehtësim në procedurat administrative në zhvillimin e afarizmit të tyre.