22 Dhjetor 2024

MTI harton strategji për mbrojtjen e konsumatorëve

Prishtinë, 15 mars - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) shënoi Ditën Ndërkombëtare e Konsumatorit, ku edhe bëri të ditur se ka hartuar një strategji për mbrojtjen e konsumatorët 2010-2014.

Nehat Ramadani këshilltari i ministrit Lutfi Zharku ka thënë së MTI-ja ka kompletuar infrastrukturën ligjore për mbrojtjen e konsumatorit. “MTI-ja ka hartuar strategji për mbrojtjen e tyre dhe konsumatori mbrohet nga rreziqet që mund t’i kanosen nga produktet e ndryshme”, tha ai.

Në anën tjetër kryetarja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik, Transport dhe Telekomunikacion në Kuvendin e Kosovës Myzejene  Selmani, ka thënë se konsumatorët nuk janë të mbrojtur me ligj fare dhe ata shpesh herë nuk dinë as çka konsumojnë dhe çfarë produktesh.

“Konsumatori kosovar është larg të qenit i mbrojtur, e aq me pak i sigurt në mallrat që i konsumon sepse shpesh produktet që hyjnë nga jashtë nuk iu dihet origjina e tyre dhe nuk i plotësojnë standardet për konsumim”, ka potencuar Selmani.

Konsumatori sipas saj nuk mbrohet vetëm me fjalë, por duhet të nderrmirët diçka konkrete në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos helmohen nga produktet pa origjinë dhe pa kontroll.

“E kemi rastin e fundit me lëngjet nga Serbia që i hoqi nga përdorimi, ndërsa në Kosovë ende lejohen ato lëngje të jenë nëpër raftet e dyqaneve tona kështu qe realisht lejimi i shitjes së këtyre lëngjeve është krim dhe jo mbrojtje e konsumatorit”, u shpreh ajo.

Ndersa kryetar i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku, theksoi se konsumatori në Kosovë është i mbrojtur shumë pak dhe sipas tij këto ligje nuk dihet a veprojnë në teren a jo.

“Sipas disa matjeve që i kemi bërë si organizatë deri në 70 për qind  nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ligji shumë pak gjen veprim”. 

Qeveria dhe ministritë përkatëse sipas tij kanë për obligim që t’i mbrojnë konsumatorët me ligj dhe ata të dinë se çka konsumojnë. “Institucionet përkatëse janë të obliguara që t’i ndihmojnë konsumatorit në informimin e tij rreth konsumit të produkteve dhe t’i vetëdijësojnë se çka të konsumojnë dhe çka jo”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)