23 Dhjetor 2024

MTI financon ndërtimin e inkubatorit të bizneseve në Skenderaj

Prishtinë, 22 korrik - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e mbështetjes për bizneset, sot ka nënshkruar vendimin mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e inkubatorit në Komunën e Skenderajt. 

Ministri Shala theksoi se inkubatori do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë kushte sa më të mira të operimit dhe të jenë konkurruese.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar inkubator, dhe zona ekonomike. Inkubatori në Komunën e Skenderajt do të ketë sipërfaqe mbi 9 mijë metra katror dhe është një mundësi e mirë për zhvillimin e afarizmit në këtë komunë”, tha ministri Shala.

Ai theksoi se roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka financuar edhe ndërtimin e inkubatorit në Komunën e Malishevës, që së shpejto do të jetë funksional.

Po ashtu MTI-ja është duke vazhduar me ndërtimin e zonave ekonomike, që bizneseve vendore dhe të huaja t’iu krijoj hapësirë të mjaftueshme për të operuar me kosto shumë të lirë.

Investimi në Komunën e Skenderajt do të vazhdojë edhe në projekti të tjera të rëndësishme.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)