14 Janar 2025

MTI financon edhe Parkun Industrial në Qylagë të Lipjanit

Prishtinë, 22 maj - Në kuadër të angazhimeve për themelimin e Zonave Industriale nëpër komunat e Kosovës, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, nënshkroi sot marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit “Parku Industrial” në Qylagë të Komunës së Lipjanit.
 
Me këtë rast, ministrja Bajrami tha se Qeveria e Kosovës ka shënuar rezultate të konsiderueshme ekonomike dhe është e kënaqur që po e çojmë më tej procesin e ndërtimit të zonave industriale përmes të cilave lehtësohet shumë puna e bizneseve.

Parku i biznesit në Lipjan do të mundësojë lokacion shumë të përshtatshëm dhe me kosto tejet të ulët për kompanitë vendore dhe të huaja që të zhvillojnë afarizëm në vendin tonë duke mundësuar krijimin e vendeve të reja të punës.     

Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2017 është 385,000.00 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 345,000.00 euro ndërsa Komuna e Lipjanit me 40,000.00 euro.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)