MTI e UNDP nënshrkuajnë marrëveshjen Ndihmë Tregtisë në Kosovë

Prishtinë, 14 shtator - Sot mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara - UNDP, për implementimin e Projektit: Ndihmë Tregtisë në Kosovë.
Ngjarja do të mbahet në zyrat e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.
Projekti Ndihmë Tregtisë, është duke u implementuar që nga viti 2012 dhe ka për qëllim nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, përmes promovimit të tregtisë dhe rritjes së konkurrueshmërisë së Kosovës.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Besian Mustafa Drejtor i Përgjithshëm i KIESA-s dhe Alessandra Roccasalvo- Zëvendës Përfaqësuese e Përhershëm e UNDP-së.