MTI e përkushtuar që të krijojë ambient të mirë për bizneset
Prishtinë, 7 maj - Është mbajtur konferenca \"Raporti i Vlerësimit të Konkurrueshmërisë në Komuna (MCR)\"i cili është përpiluar nga Kosovo SME Promotion Programme (KOSME).
Qëllimi i MCR është që të ofroj një platformë përmes së cilës do të nxiten përmirësimet e cilësisë së qeverisjes komunale dhe përmirësimet e mjedisit afarist për NVM-të.
MCR është zhvillur në kuadër të mbështetjes së projektit KOSME për Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosovë (KIESA). KOSME implementohet nga Nisma Ekonomike për Kosovën - ECIKS dhe KMU Forschung Austria dhe financohet nga Agjencioni Austrik për Zhvillim (ADA), Agjencioni Zvicëran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (ADC) dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Kjo konferencë u hap nga Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati i cili potencoiqë MTI është e përkushtuar që të krijojë një ambient më të mirë për bizneset e vogla dhe të mesme.Publikut ju drejtuan me fjalime hyrëse edhe Christian Geosits, Drejtor i Zyrës së AgjencisëAustriake për Zhvillim, Kosovë dhe Markus Baechler, Drejtor i Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë.
Christian Geosits, tha që Kosova ka arritur shumë progres në aspektin e zhvillimit ekonomik, por është ende duke luftuar me rritjen e pamjaftueshme ekonomike, bilancin tregtar negativ, papunësinë e lartë dhe varfërinë. Sfida kryesore në këtë drejtim mbetet sipas tij zhvillimi i NVM-ve që do të nxitin zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.Markus Beachler, tha që raporti i MCR do të identifikojë fuqitë dhe mangësitë e komunave dhe do të ju shërbejë atyre për t\'u pëmirësuar.
Anëtarë të panelit të kësaj konference ishin Christina Enichlmair nga KOSME; Gazmend Mejzini Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve ne Kosovë (KIESA) dhe Salvador Elmazi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Pjesëtar të kësaj konference ishin bizneset, përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve dhe përfaqësues të komunave.
Christina Enichlmair, përfaqësuese e KOSME, theksoj që raporti i MCR ka pasur për qëllim të krijohetnjë instrument që do të masëkonkurrueshmërisënee komunaveduke i nxitur ato që të ofrojnë shërbime më të mira për biznesete vogla dhe të mesmeduke mundësur kështu investime më të larta të sektorin privat.