04 Janar 2025

MTI dhe Agjencia për Pronësi Industriale s'ndalen me shkeljet ligjore

Prishtinë, 25 prill - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, në vazhdimësi është duke reaguar dhe informuar opinionin publikë për shkeljet ligjor dhe mohim të së drejtës në ankimimit që është duke bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), dhe Agjencia për Pronësi Industriale (API) , gjatë procesit të monitorimit lidhur me Shfuqizimin e Markës Tregtare (MT)  V. Nr 02/VSH të “LIRA” shpk.

Bazuar në të dhënat e më poshtë vërehet se API ka vepruar jashë ligjëshem për të realizuar  kërkesën për shfuqizim i Markes Tregtare Nr.13306 të Vendimit  me nr.02/VSH. “Lira” shpk nga ‘’The Maharaja AF Jons” LTD.

API me dt. 23.09.2015, ka pranuar kundërshtimin për Shfuqizim të MT Nr.13306, “Lira” Shpk, gjatë procesit kemi indentifikuar se ka pasur një Draft Vendim të dt. 02.10.2015 në të cilën thuhet se refuzohet kërkesa e “The Maharaja A.F Jons” për Shfuqizim të MT Nr.13306 të “Lira” Shpk për shkak se nuk hasur në fakte të mjaftueshme për t’a Shfuqizuar Vendimin Nr. 13306/2014.

Në këtë rast API nuk vepron dhe nuk e njofton palët për vendimin e marrë dhe e mban të fshehur vendimin për 3 muaj, duke pasur parasysh se vendimi i marr ka konstatuar se nuk ka fakte të mjaftueshme për ta shfuqizuar vendimin Nr. 13306/2014 të “Lira” Shpk.

MTI respektivisht API, kërkon nga zyra ligjore të jep opinion ligjor, pas marrjes së opinionit ligjor merret një vendim i paragjykuar nga UD së API-se zt. Gazmend Mejzini, ku qëllimi është i qartë, Shfuqizimi i M.T. të “Lira” Shpk Nr.13306/2014. (Shihë foto 1. Vendimi dt: 02.10.2015)

AVONET, kërkonë nga zyrtarët kompetent brenda MTI, respektivisht API, të na jap përgjigje për pyetjen:

Pse është fshehur draftë vendimi i marr nga Komisioni i zyres se API-se i dt.02.10.2015.

AVONET, deklaron se dëshmit tjera mbi shkelje elementare të së drejtës Kushtetuese për Ankimim (Dyshkallshmëri) është që pas vendimit të marr nga API pala ankuese ka ushtruar ankesë në Komisionin e Ankesave pranë MTI-se siç është kërkuar në Vendimi Nr.02/VSH, bazuar në ligjin  04/L-026 për Marka Tregtare, Nenit 90, Shqyrtimi i Vendimit të Marra nga Zyra, paragrafi 1. Kundër vendimeve të Zyrës lejohet ankesa në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e pranimit të vendimi, poashtu paragrafi 2 i të njejtit ligj, të nenit 90: ankesa i drejtohet komisionit që obligohet të vendosë dhe ta njoftojë palën.

AVONET shpreh shqetësimin se komisioni nuk ka arritur të mblidhet për ta shqyrtuar lëndën, duke mos i përmbushur përgjegjësitë të cilat janë obliguese me  ligj.

Vlen të thekësohet se fakti që Komisioni i Ankesave ka pasur vullnet që të shqyrtoj ankesën por shqyrtimi i rastit i cili është bllokuar nga zyra e API-së, respektivisht  UD Drejtori i API-së, zt. Mejzini.  (Shihë foto 2.-  e-mail nga komunikimi mes zyrtarëve)

Kërkojmë nga zyrtarët e MTI-së, e konkretisht të API, si dhe zt. Mejzini të na jap përgjigje për pyetjet:

Pse nuk ka bashkëpunuar me Komisionit të Ankesave lidhur me vendimin e marr nga ana e API-së.
Cilat kanë qenë arsyet e mosshqyrtimit të ankesës së bërë nga “Lira” Shpk?

AVONET, shpreh shqetësimin se MTI/API vazhdon me shkelje të ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës duke ja mohuar një subjekti të drejtën e Ankesës.

AVONET me dt. 30.03.2016 ka qenë në Doganat e Kosovës,(DK) në Sektorin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale për të monitoruar implementimin e Vendimit Nr.02/VSH për Shfuqizim të MT Nr. 13306, respektivisht për të monitoruar implementimin e një vendimit që nuk ka marr formën e prerë.

Me rastin e marrjes se Vendinmi për Revokim Nr.01/2016 D.K. të MT “LIRA BRAND”, D.K. ka anashkaluar Nenin.128 paragrafi1. (LPA) Ligjit per Proceduar Adminstrative, i cili parasheh qe Ankimini adminsrtativ pezullon Aktin andministrativ. (Shih foto 3, REVOKIMI me nr. 01/2016)

AVONET, konsideron se derisa Vendimi Nr.02/VSH i API-se, është në proces të ankimimit në këtë rast Doganat e Kosovës nuk mund të marrin një vendim apo veprim kundër palës ankuse, në kuptimin e Nenit 94. 1.(a) LPA Dogant e Kosoves kan tejkalim i autorizimit e saja.

Zyrtarja në Doganat e Kosovës,(DK) në Sektorin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale deklaroj se DK/ DPI është njoftuar nga MTI/API-ja, se me që pala ka bërë Ankese pran komisionit të Ankesave në MTI, ky organ, ka vendosur të shkojnë me heshtje Administrative dhe lënda të shkojë në Gjykatë Administrative, një veprim i tillë AVONET e konsideron të dyshimtë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të hetojnë, sepse ky veprim e mohon drejtën e palës ankuese.

Pra, MTI, respektivisht API në rastin kur ka të bëjë me qëllimet e veta vepron duke i njoftuar organet si Doganat me kohe për t’a Revokuar MT të “Lira” shpk, mirëpo kur bëhet fjalë për Komisionin e Ankesave, organ ky në kuadër të MTI-se, ajo nuk bashkëpunon dhe përkundër përpjekjeve të shumta të Komisionit të Ankesave,

AVONET kërkon nga MTI, respektivisht nga Ministrja znj. Hykmete Bajrami të na jap përgjigje për pyetjet më poshtë:

Cili ka qenë roli i saj dhe a ka pasur njohuri në gjithë këtë proces në shfuqizimit e MT të Lira Shpk?
Si ështe e mundur që pala që ka kërku shfuqizimin e MT, te ushtroj kaq ndikim duke mos pasur Vendim të MT nga API-ja?

Cilat kanë qenë arsyet e mospërmbushjes së obligimeve të saj ligjore, meqë detyra e saj duhet te jetë konform ligjeve në fuqi dhe ka pasur obligim ligjor që të formojë anëtarët e Komisionit të Ankesave. Bazuar në ligjin  04/L-026 për Marka Tregtare. Nenit 90, Shqyrtimi i Vendimit te Marra nga Zyra,
Paragrafi 3. Komisioni i shqyrtimit të ankesave formohet me vendim të Ministrit?
Pse nuk na është lejuar qasja në dokumentet zyrtare te AVONET-it lidhur me rastin e Lira shpk?

Në të njëjtën kohe i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë, Policisë për Krime Ekonomike, Prokurorisë së Shtetit, që ta hetojë këtë rast si të dyshuar për korrupsion, si rast ku janë shkelur një numër i madh i ligjeve si dhe të hetojë veprimet e MTI-se që po dëmtojnë bizneset vendore duke vepruar në favor të bizneseve që nuk operojnë fare në Kosovë dhe nuk i kontribojnë buxhetit të shtetit të Kosoves.

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET, ka informuar opinionin publik dhe ka kërkuar në disa nga deklaratat  që të fillohen hetimet për rastin, që AVONET e konsideron që janë shkelur një numër i madh të ligjeve dhe janë mohuar të e drejta e “LIRA” SHPK që ju garantohet me Kushtetuten e Republikës së Kosovës. Andaj AVONET kërkon që të merren organet e hetuesis me seriozisht.


Poashtu në ueb faqen e Agjencia për Pronësi Industriale – API nuk ka as kontakt të adresave elektronike, me të kontaktuar me zyrtarë në numwr telefoni 038 200 36 554, të e këtij institucionit ata as që shprehin interesim për të krijuar mundësi komunikimit.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)