10 Janar 2025

MTI, derë e hapur për biznese

Prishtinë, 8 janar - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, kanë vizituar ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami.

Ky takim është bërë me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve  të rëndësishme për avancimin dhe mbështetjen e biznesit dhe prodhimit vendor.
 
Agim Shahini, kryetar i AKB-së e njoftoi minstren se organizata që ai udhëheq brenda saj ka rreth 10 mijë e 600 biznese të sektorëve të ndryshëm në gjithë vendin.

Ai vitin paraparak e vlerësoi si vit të tkurrjes ekonomike dhe sipas tij efektet e së cilës do të reflektojnë edhe sivjet.

Kreu i AKB-së kërkoi nga minstresha që të bëhet decentralizimi i licensave që janë të lidhura më këtë ministri, e cila do të ndihmoj rritjen e konkurrencës së brendshme në Kosovë. 

Ai kërkoi po ashtu që agjencionet që janë në kuadër të MTI-së të jenë më aktive dhe të bashkëpunojnë më shumë me organizatat biznesore dhe bizneset. U kërkua inicimi e Ligjit për Prokurorim Publik që i mbron prodhuesit vendor dhe të rifilloi punën sa më shpejt Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, sepse ka stangim tash disa muaj.

Poashtu u kërkua që MTI-ja të thjeshtësoi edhe më shumë procedurat e regjistrimit të bizneseve dhe të luftohet informaliteti duke fiskalizuar të gjitha bizneset e pafiskalizuara.

U kërkuar që dogana ta repskeoi kodin doganor gjatë zhdoganimit të mallrave dhe njëkohësisht edhe trgeu i naftës tashmë seriozisht ëhstë bërë problem për shkak të refuzimit të fiskalizmit dhe të rregullimit të tregut me rregullator dhe kjo asesi të mos e ecenoi rregullimin e tregut të lirë.
 
Sipas tij AKB-ja, ka qasje në të gjitha mekanizmat ndërkombëtare dhe bashkëpunimi do të forcohet edhe më shumë nëse koordinohemi, duke u paraqitur si shtet i fuqishëm në promopvime dhe forume ndëkrombëtare.
 
“Ne shprehim gatishmërinë tonë për partneritet konstruktiv me MTI-në dhe agjencionet e saja, e që kjo do të ndihmoi biznesin vendës me paraqitjet ndërkombëtare. Presim nga ju që edhe si ministre, ashtu sikur që ishit deputete e zëshme në krah të biznesit, të vazhdoni me atë energji e përkushtim për mbështetjen e prodhuesve vendës”, tha Agim Shahini.  

Nga ana tjetër minisrja e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami, tha se prioritet i Qeverisë së Kosovës, është zhvillimi i sektorit privat. Ajo shtoi më të gjithë parnerët do të vazhdoi përkushtimin, mbështetjen  dhe fuqizimin për sektorin privat në theks të veçantë për prodhuesit.

“Shumë shpejt do të kemi edhe reformën në politikat fiskale. Qëllimi jonë është që të fuqizojmë bizneset dhe ti favorizojmë ato. Do të rifunksionaizojmë edhe Këshillin Kombëetar për Zhvillim dhe do të kemi një rrugë të përbashkët për zhvillim”, tha tha ministresha e Tregtisë dhe Industrisë.

Hikmete Bajrami, premtoi në mbështetjen e iniciative që kanë për qëllim promovimin dhe stimulimin e prodhimeve vendore.

“Do të jemi zë i fuqishëm dhe avokat i bizneseve dhe dera e MTI-së do të jetë e hapur për shqetësimet dhe telashet që do të kenë bizneset”, tha ministrja Bajrami.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)