MPMS negocion marrëveshjen për sigurimet sociale me Belgjikën
Prishtinë, 14 qershor - Delegacioni i Republikës së Kosovës dhe ai i Mbretërisë së Belgjikës, janë duke zhvilluar raundin e dytë të bisedimeve në Prishtinë, për negocimin e marrëveshjes për sigurimet sociale.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton se bisedimet e filluara më 12 të këtij muaji, pritet të përfundojnë më 15 qershor 2017.
Gjatë këtij raundi të bisedimeve pritet që grupet teknike të finalizojnë tekstet e marrveshjes së përgjithshme për sigurimet sociale dhe të marrëveshjes administrative, njfton MPMS.
Sipas Minsitrisë, marrëveshja e arritur do të jetë e rëndësisë së veçantë, pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen e trashëguar e cila ishte nënshkruar në vitin e largët 1954 dhe do të ndikojë pozitivisht në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale zotohet se do të vazhdojë të punojë që kjo marrëveshje të finalizohet nga grupet teknike dhe sa më shpejtë të kalojë procedurat e nevojshme për finalizim.