Mosmarrëveshjet për vlerën e monedhës kineze
Bruksel, 7 tetor - Samiti BE - Kinë nuk arriti të mënjanojë konfliktin për politikën monetare në mes të Pekinit dhe Perëndimit.
Në përfundim të bisedimeve në Bruksel, presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso sqaruan se i kanë bërë me dije kryeministrit kinez Wen Jiabao rëndësinë e ndryshimeve të përshtatshme të kursit të këmbimeve.
Po ashtu është folur edhe për temën e të drejtave të njeriut. Kryeministri i Kinës Wen i ka hedhur poshtë kritikat.
Sipas tij 0 evropianët duhet të ndërpresin trysninë ndaj Pekinit. Edhe qeveria amerikane kërkon një mbiçmim më të shpejtë të renminbisë, e quajtur ndryshe edhe juan, me shpresën se prodhimet kineze do të shtrenjtohen dhe kësisoj do të binte eksporti në SHBA.