Monedha ukrainase në nivelin më të ulët historik
Kiev, 13 nëntor - Banka Qendrore ukrainase uli të martën në nivelin më të ulët historik monedhën kombëtare, që ka humbur 6 për qind në një ditë, ndërkohë që sipas analistëve një ndjenjë frikë është përhapur në popullsi.
Ukraina, në recesion të thellë dhe e rënduar nga konflikti në lindje, ka parë monedhën kombëtare të humbasë pothuajse gjysmën e vlerës përballë monedhës së gjelbër që prej fillimit të vitit.
Kursi zyrtar i këmbimit vendosur nga Banka Qendrore ka regjistruar të martën një rënie në 15,77 hryvnias për një dollar kundër 14,80 një ditë më parë. Më 1 janar, dollari është këmbyer kundër 7,99 hryvnias, sipas kursit zyrtar të këmbimit.
Në raport me euron, Banka Kombëtare e Ukrainës (NBU) ka vendosur përqindjen me 19,69 hryvnias kundër 18,34 një ditë më parë.
Rënia e hryvnia ka ngjallur një ndjenjë frike në popullsinë ukrainase, sipas analistëve, që akuzojnë gjithashtu politikën e paparashikueshme të NBU-së.