Monedha e Hungarisë Forinta ra në nivelin më të ulët historik
Budapest, 5 dhjetor - Monedha kombëtare e Hungarisë - forinta ra në nivelin më të ulët historik përballë euros.
Të mërkurën në BE për 1 euro jepnin 319,4 forinta. Përveç kësaj, ranë edhe çmimet e bonove të thesarit të Hungarisë.
Zhvlerësimi i forintës dhe obligacioneve të qeverisë ndodhi për shkak të konfrontimit në rritje midis Budapestit dhe Komisionit Evropian.
Brukseli është tejet i pakënaqur nga miratimi javën e kaluar prej Parlamentit hungarez të ligjit për Bankën Qendrore, i cili zgjeron mundësitë e ndikimit mbi të nga ana e qeverisë së Hungarisë.
Në shenjë proteste Grupi i punës i BE-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar pezulloi konsultimet me qeverinë e Hungarisë në lidhje me paketën e mundshme të asistencës së Bashkimit Evropian për vendin.