22 Dhjetor 2024

Mitrovicë, hapet qendra për regjistrimin e biznesëve

Mitrovicë, 6 gusht - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga Nehat Ramadani, këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë dhe Rrustem Abiti, shef i degës rajonale të Odës Ekonomike në Mitrovicë, kanë përuruar të premten Qendrën për Regjistrimin e Bizneseve në këtë komunë. Ata kanë vlerësuar se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për bizneset e rajonit.

Kryetari Kastrati, tha se kjo është ngjarje me rëndësi për bizneset e rajonit të Mitrovicës, meqë lehtëson punën për ta për të gjitha nevojat që i kanë sa i përket rregullimit të dokumentacionit. “Bizneset e këtij rajoni nuk do të kenë nevojë më të shkojnë në Prishtinë, të humbin kohë dhe mund, por për të gjithë dokumentacionin e tyre mund ta shfrytëzojnë këtë qendër që u hap sot”.

Edhe Nehat Ramadani, këshilltar i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme këtë qendër, e cila është hapur në kuadër të një projekti të mbështetur nga Banka Botërore. Sipas tij, kjo është qendra e katër e hapur në Kosovë, përderisa pritet që të hapen edhe katër sosh në komunat tjera.

Ndërsa Bilall Hasani, në emër të bizneseve prodhuese në Mitrovicë, tha se deri me tani ka pasur shumë probleme, meqë për secilin dokument është dashur të shkohet në Prishtinë. Ai falënderoj kryetarin e komunës, zyrtarët e ministrisë dhe Bankës Botërore që kanë ndihmuar këtë projekt.   
   
Qendra për Regjistrimin e Bizneseve është hapur në objektin komunal dhe prej të premtes kur edhe janë regjistruar bizneset e para ajo është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë nevojë për çfarëdo dokumenti për biznesin e tyre. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)