08 Janar 2025

Mitrovica do të jetë prioritet i MTI-së për investime kapitale

Mitrovicë, 21 gusht - Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, priti drejtorin e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, Besian Mustafa dhe Armend Vehapin nga MTI.

Gjatë takimit u bisedua për ecurinë e punëve në Zonën e Lirë Ekonomike, si dhe hapat e mëtutjeshëm në këtë drejtim.

Mustafa u interesua më tepër rreth fazës së katërt dhe të pestë të punëve në këtë zonë, të cilat lidhen edhe me planifikimin e buxhetit, gjegjësisht investimet për vitin e ardhshëm, duke nënvizuar se Mitrovica do të jetë prioritet i MTI-së për mbështetje në investimet kapitale.

Nënkryetari Kamberi, tha se është në procedurë fillimi i realizimit të fazës së katërt të këtij projekti, që mund të kryhet brenda 30 ditëve, ndërkohë mund të fillojnë procedurat për fazën tjetër.

Besim Shala nga Drejtoria e Infrastrukturës, i njoftoj zyrtarët e qendrës në detaje për punët që janë kryer dhe ato që janë në përfundim e sipër.

Kamberi dhe Mustafa u dakorduan  për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy niveleve për të quar përpara projektin e Zonës së Lirë Ekonomike dhe Parkun e Bizneseve, që do të mundësojnë ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)