09 Janar 2025

Miratohet projekti për tregjet e qytetit të Prizrenit

Prishtinë, 7 prill - Në Ministrinë e Financave sot u mbajt takimi  i radhës i Komitetit për Partneritet Publiko Privat.

Ministri i Financave Avdullah Hoti para anëtarëve tjerë të Komitetit theksoi se takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë për arsye se do të miratojmë projekt-propozimin nga Kuvendi Komunal i Prizrenit për “Tregjet e Qytetit të Prizrenit”.

Kjo përkon edhe me Programin e Qeverisë në avancimin e Partneritetit  Publiko Privat si domosdoshmëri për zhvillimin e vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Gjatë takimit Njësia për Partneritet Publiko Privat prezantoi Strategjinë e PPP-së dhe projekt-propozimin për PPP-në nga Kuvendi Komunal i Prizrenit për “Tregjet e Qytetit të Prizrenit”, ky projekt miratua nga Komiteti ndërministror i Partneritetit Publiko Privat.

Përfaqësuesit e njësisë së PPP-së gjithashtu në këtë takim prezantuan edhe  projektet  të cilat janë duke u implementuar si dhe ato të cilat presin që në një të ardhme të afërt të implementohen duke u bazuar në Ligjin për PPP-në.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)